Kryefaqja
Menaxho Klinikën Dentare si Kurrë më Parë
CRM Nr. 1 për Klinika Dentare në Shqipëri

Menaxho Klinikën Dentare si Kurrë më Parë

Pacientë, termine, faturime dhe raporte — gjithçka në një platformë të vetme, të shpejtë dhe të sigurt.

Inteligjencë Artificiale për Skanimet Panoramex
AI Panoramex

Inteligjencë Artificiale për Skanimet Panoramex

Analizo imazhet 2D & 3D me AI dhe merr diagnozë të shpejtë e precize për çdo pacient.

Kalendar, Team Chat dhe Faturim i Automatizuar
Team Chat

Kalendar, Team Chat dhe Faturim i Automatizuar

Koordinoni stafin dhe komunikoni me pacientët pa humbur asnjë detaj.

0
Klinika Aktive
0
Pacientë të Menaxhuar
0
Kohë Funksionimi
24/7
Suport Teknik

Pacientë pa Limit

Ruani dhe menaxhoni çdo pacient pa kufizime.

Faturim Automatik

Gjeneroni fatura shpejt dhe me saktësi totale.

Menaxhim Terminesh

Organizoni takimet pa gabime dhe konflikte.

Raportime të Detajuara

Merrni informacione të sakta për të rritur fitimet.

Pse Duhet ta Keni CRM?

Një CRM modern për klinikat dentare është zgjidhja ideale për të organizuar dhe optimizuar çdo aspekt të punës suaj. Menaxhoni pacientët, stafin, terminet, faturimin dhe raportet në një vend të vetëm — duke kursyer kohë, reduktuar gabimet dhe përmirësuar shërbimin.

  • Monitoroni dhe menaxhoni përdoruesit dhe rolet e stafit, me akses të personalizuar për mjekë, asistentë dhe recepsionistë.
  • Organizoni terminet e pacientëve dhe kalendarët e stafit për një planifikim të qartë dhe efektshëm.
  • Mbani një histori të plotë të pacientëve, trajtimeve dhe diagrameve dentare.
  • Gjeneroni fatura dhe raporte me shpejtësi dhe saktësi, me kontroll të plotë mbi financat.
  • Komunikoni brenda stafit përmes Team Chat, SMS & Email, me koordinim dhe njoftime të menjëhershme.

Investoni në CRM-në tonë dhe transformoni menaxhimin e klinikës suaj sot!

Modulet e Platformës

Informacione të Rëndësishme për CRM-në

Nëntë module të fuqishme që mbulojnë çdo aspekt të klinikës suaj dentare.

Lista e Përdoruesve
01

Lista e Përdoruesve

Moduli ku menaxhohen të gjithë personat me akses në sistem: mjekë, asistentë, recepsionistë dhe staf menaxhues, me kontroll të plotë mbi role dhe të drejta.

    Diagrama e Pacientit
    02

    Diagrama e Pacientit

    Moduli ku dokumentohen të gjitha trajtimet dhe vizitat e pacientëve — një pamje e plotë e historikut mjekësor, skanimeve dhe procedurave.

      Kalendari — Termini i Pacientëve
      03

      Kalendari — Termini i Pacientëve

      Organizoni dhe menaxhoni të gjitha terminet e klinikës, me një pamje të qartë të axhendës së mjekëve dhe stafit.

        Faturimi & Raportet
        04

        Faturimi & Raportet

        Gjeneroni fatura dhe menaxhoni financat e klinikës në mënyrë efikase, me pasqyrë të qartë të të ardhurave dhe shpenzimeve.

          Team Chat — Voice & Video
          05

          Team Chat — Voice & Video

          Një mënyrë e thjeshtë dhe e sigurt për komunikim brenda stafit, që mbështet diskutime të shpejta dhe koordinim ditor.

            Laborator Dental
            06

            Laborator Dental

            Menaxhim i plotë i proceseve laboratorike — lidh mjekët me teknikët dentarë dhe ndjek çdo punë deri në përfundim.

              Magazina Dentale
              07

              Magazina Dentale

              Kontroll i plotë i materialeve dentare — menaxhoni hyrje-daljet, furnitorët dhe stokun në kohë reale.

                Panoramex X-Ray me Inteligjencë Artificiale E RE
                08

                Panoramex X-Ray me Inteligjencë Artificiale

                Imazhe radiologjike 2D & 3D të analizuara nga AI për diagnozë të shpejtë — identifikon automatikisht anomalitë dhe patologjitë.

                  Arka e Klinikës
                  09

                  Arka e Klinikës

                  Menaxhim i plotë i hyrjeve dhe daljeve financiare, me kontroll të detajuar për çdo mandat dhe monedhë.

                    Paketat & Çmimet

                    Zgjidhni Paketën e Duhur për Klinikën Tuaj

                    Përdorni kalkulatorin për të parë koston mujore sipas numrit të përdoruesve.

                    7
                    Pagesa Setup (një herë)
                    800
                    Kosto Mujore
                    70

                    * Çmimet përfshijnë hosting, backup ditor dhe suport teknik. Kontaktoni për oferta të personalizuara.

                    Teknologji AI

                    Skanimi Panoramex 2D & 3D me Inteligjencë Artificiale

                    Konsilium Radiologësh Dentomaksilofacialë dhe Kirurgësh Oralë me përvojë 20-vjeçare — CRMDent sjell fuqinë e AI për të analizuar imazhet Panoramex 2D dhe 3D CBCT me saktësi maksimale.

                    Lloji i Denticionit & Mosha

                    AI përcakton llojin e denticionit (i përhershëm, i qumështit, i përzier) dhe vlerëson moshën e përafërt.

                    Niveli: i lartë
                    Strukturat Anatomike Fqinje

                    AI vlerëson TMJ, kavitetin nazal, rrugët ajrore dhe kalcifikimet e indeve të buta.

                    Niveli: i lartë
                    Analiza e Strukturave Kockore

                    AI klasifikon densitetin kockor (D1–D4), identifikon lezionet periapikale dhe gjendjen periodontale.

                    Niveli: i lartë
                    Diagnozë dhe Terapi

                    AI jep diagnozë të mundshme dhe përcakton nëse kërkohet trajtim endodontik, kirurgjikal ose protetik.

                    Niveli: mesatar
                    Vlerësim Implantologjik

                    AI vlerëson nëse ka mjaftueshëm kockë për implant dhe riskun anatomik nga sinusi ose nervi alveolar.

                    Niveli: i lartë
                    Protokoli Terapeutik

                    Rekomandime farmakologjike sipas rastit: antibiotikë për infeksion, analgjezikë për dhimbje/inflamacion.

                    Niveli: mesatar

                    Përmbledhja Klinike dhe Vlerësimi i Urgjencës

                    🔴 URGJENT

                    🟡 MESATAR

                    🟢 RUTINË

                    Nëse imazhi 2D nuk mjafton për diagnozë përfundimtare, rekomandohet CBCT (Tomografi e Kompjuterizuar me Rreze Konike) për vlerësim më të detajuar.

                    Siguria

                    Siguria e të Dhënave Tuaja në CRM

                    Tek CRMDent, të dhënat e klinikës suaj janë të sigurta 24/7. Sistemi ynë kombinon serverë globalë, mbrojtje Cloudflare, backup automatik çdo ditë dhe raporte të përditshme me email.

                    Serverë Globalë

                    Data ruhet në serverë InterServer të vendosur në 3 kontinente.

                    Mbrojtje Cloud

                    Cloudflare siguron mbrojtje kundër sulmeve DDoS.

                    Backup Automatik

                    Backup çdo ditë për të garantuar rikuperim të plotë.

                    Raporte Ditore

                    Çdo ditë merrni raporte në email për aktivitetet e klinikës.

                    Me CRMDent, të dhënat tuaja janë të sigurta 24/7, të përditësuara dhe të mbrojtura.

                    Dëshmi

                    Çfarë Thonë Klinikat Që na Besojnë

                    Qindra klinika dentare në të gjithë vendin përdorin CRMDent çdo ditë.

                    "Që kur kaluam në CRMDent, kemi ulur kohën e administratës në gjysmë. Kalendari dhe faturimi funksionojnë pa asnjë problem."

                    EH
                    Dr. Elira Hoxha
                    Pronare Klinike, Tiranë

                    "Moduli i AI për rëntgen na ka ndihmuar të kapim probleme që na kishin shpëtuar syrit. Një vegël vërtet e vlefshme."

                    BK
                    Dr. Bujar Krasniqi
                    Kirurg Oral, Durrës

                    "Team Chat na mban të gjithëve të koordinuar edhe kur kemi disa dege. Suporti është i shpejtë dhe gjithmonë i disponueshëm."

                    AM
                    Dr. Anisa Meta
                    Drejtore Klinike, Vlorë
                    Pyetje të Shpeshta

                    Përgjigje për Pyetjet Tuaja

                    Nuk gjetët përgjigjen që kërkonit? Na kontaktoni direkt.

                    Sa kohë duhet për të vendosur CRMDent në klinikën time?

                    Zakonisht setup-i bazë përfundon brenda 24-48 orëve, duke përfshirë importimin e të dhënave dhe trajnimin fillestar të stafit.

                    A mund t'i importoj të dhënat nga sistemi im aktual?

                    Po. Ekipi ynë ndihmon me migrimin e sigurt të pacientëve, historisë mjekësore dhe faturave nga çdo sistem ekzistues.

                    A janë të sigurta të dhënat e pacientëve?

                    Absolutisht. Përdorim serverë të certifikuar, enkriptim, mbrojtje Cloudflare dhe backup automatik ditor, në përputhje me kërkesat GDPR.

                    A funksionon CRMDent në telefon dhe tablet?

                    Po, platforma është plotësisht responsive dhe punon në çdo pajisje — desktop, tablet ose smartphone, pa nevojë për instalim shtesë.

                    Çfarë përfshin suporti teknik?

                    Suport 24/7 përmes Team Chat, telefon dhe email, plus përditësime të rregullta të platformës pa kosto shtesë.

                    Programuesi i CRMDent
                    Zhvilluesi

                    Programuesi i CRMDent

                    Sistemi CRMDent është programuar nga ALBASP Tech, zhvillues me mbi 25 vjet përvojë në programim, menaxhim databazash dhe Microsoft ASP. Të dhënat tuaja ruhen në mënyrë të sigurt në Cloud Server-e të InterServer dhe CloudFlare DNS Sigurimi.

                    ALBASP Tech Zyra Kryesore në Tiranë — Galeria 17 Nëntori, Kati II, Zyra 21 — AlbaspTech Albania
                    Filloni Sot

                    CRM Modern për Klinikën Dentare

                    Sistemi ynë CRM është zgjidhja më e avancuar për menaxhimin e klinikës dentare, me ndërfaqe të thjeshtë, intuitive dhe moderne.

                    Zgjidh CRM-në tonë sot dhe transformo menaxhimin e klinikës suaj!

                    Na Kontaktoni për DEMO Version

                    Faleminderit që zgjodhët CRMDent!